Rajon & Botë

Mijëra qytetarë protestojnë në Barcelonë

Dhjetëra-mijëra persona dolën në sheshin para parlamentit të Katalonjës në Barcelonë mbrëmjen e së premtes për të protestuar kundër vendimeve të Spanjës.

Në manifestim dëgjoheshin thirrje për liri.

Qëllimi i protestës ishte kërkimi i lirimit të menjëhershëm të 8 ministrave të qeverisë së shkarkuar të Katalonjës.

Ndërkohë, organizatorët bënë me dije se do të zhvillojnë një protestë masive në Barcelonë me 11 nëntor në mbështetje të ish-qeverisë që shpalli pavarësinë nga Spanja.

Ndërkohë një gjykatë spanjolle ka lëshuar një mandatarresti europian (EAW) për udhëheqësin e shkarkuar të Katalonjës, Carles Puigdemont, si dhe 4 prej aleatëve të tij që udhëtuan me të në Belgjikë.