Numër i madh i lëndëve i janë grumbulluar Gjykatës Themelore të Prishtinës bashkë me dy degët e saj në Podujevë e Graçanicë.
Janë 231 mijë e 454 lëndë që i kanë pasur në punë të tria bashkë gjatë vitit 2015. Shumica (132.679) kanë mbetur të pazgjidhura deri në fund të periudhës raportuese, shkruan sot “Koha Ditore”. Një pjesë e madhe e lëndëve parashtrohen çdo vit.
Sipas raportit vjetor të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Gjykata Themelore e Prishtinës, brenda së cilës përfshihen edhe lëndët e Fushë-Kosovës e Obiliqit, ka pasur 102337 lëndë të pazgjidhura në fillim të periudhës raportuese (janar 2015), ndërsa ka pranuar gjatë vitit edhe 89 273. Gjithsej lëndë në punë për vitin 2015 Gjykata Themelore e Prishtinës i ka pasur 191610.
Sipas raportit të KGJK’së, kjo Gjykatë ka arritur t’i zgjidhë 83113 lëndë në periudhën raportuese, kurse i kanë mbetur të pazgjidhura 108453. Gjatë vitit të kaluar janë bartur edhe 44 lëndë në kompetencë brenda gjykate. Megjithatë, sipas këtij raporti, kjo Gjykatë ka rritur të kryejë 6116 lëndë më shumë se në vitin 2014.
Më së shumti lëndë ka pasur për kundërvajtje, gjithsej 102 571. Prej tyre 67 115 janë zgjidhur, ndërsa të tjera janë kanë mbetur të pazgjidhura deri në fund të periudhës raportuese.