Në fundjavë dogana e Morinit përballet me një fluks të lartë automjetesh që hyjnë në vendin tonë.
Edhe këtë të shtune mijëra udhëtarë nga Kosova iu drejtuan Shqipërisë.
Karvani i automjeteve krijoi herë pas here edhe vështirësi në qarkullim veçanërisht në segmentin Kukës-Morinë ku ende janë të papërfunduara punimet për dublimin e shtatë urave dhe mbikalimeve.
Destinacioni i shqiptarëve nga Kosova mbetet bregdeti për sa kohë moti do të jetë i ngrohtë.