Mijëra fëmijë, përfshirë edhe një djalosh 5-vjeçar, janë hetuar për dërgimin e mesazheve seksuale dhe fotografive nudo.
Gati 400 fëmijë nën moshën 12-vjeçare, janë qortuar nga policia në tri vitet e fundit në Angli dhe Uells, raporton BBC, përcjell Express.
Dokumente të siguruara nga BBC-ja tregojnë numrin e rasteve ku fëmijët kanë bërë vetes fotografi eksplicite dhe më pas u kanë dërguar të tjerëve.
Është e jashtëligjshme të posedosh, bësh apo shpërndash fotografi të dikujt nën moshën 18-vjeçare, përfshirë të vetes.
Pesëvjeçari nga Durham, u qortuar nga policia vitin e kaluar nga zyrtarët e Durham Constaburlary./Express/