Nga librat e recetave të betejës me dhimbjen e migrenës deri në shakatë me të dhe lidhshmëria e tyre vetëm me femrat, migrena ka bërë një rrugë të gjatë, por është ende këtu fatkeqësisht, shkruan The Independent.
A keni përjetuar ndonjëherë migrenë? Nëse po, ndoshta ju duken të njohura këto:
Ndjeheni sikur goditeni me çekan dhe bombardoheni në kokë. Tingulli apo biseda është e padurueshme, siç është drita apo shkëlqimi. Dhimbja rritet nga nxehtësia, nervoza së bashku me erën, dhe kështu e ndjen therjen, djegien dhe kumbimin, transmeton KosovaPress.
Sqarimi kaq preciz i dhimbjes i përjetuar gjatë migrenës mund të jetë shkruar dje. Në të vërtet, kjo vjen nga një enciklopedi e përpiluar nga një murg françeskan Bartholomaeus Anglicus (Bartolomeu Anglez), në shekullin e 13-të.