ShowBiz

Michael Douglas përlot me fjalët kushtuar babait të ndjerë

Kirk Douglas ka ndërruar jetë në moshën 103 vjeçare.

Ylli i Hollywood-it është shuar në moshën 103 vjeçare, lajmin e konfirmoi djali i tij, Michael Douglas, shkruan lajmi.net.

Michael ka emocionuar të gjithë me fjalët dedikuar babait të ndjerë, me vdekjen e të cilit përfundoi një epokë e artë.

“Është trishtim i madh që vëllezërit e mi dhe unë të ju njoftojmë se Kirk Douglas na la sot në moshën 103 vjeçare. Për botën ai ishte një legjendë, një aktor nga epoka e artë e filmave që jetoi mirë në vitet e tij të arta, një humanitar, përkushtimi i të cilit në drejtësi dhe kauza që ai besonte në vendosjen e një standardi për të gjithë ne që aspirojmë.

Por për mua dhe vëllezërit e mi Joel dhe Pjetrin ai ishte thjesht baba, për Katerinën, një vjehërr i mrekullueshëm, për stërnipërit dhe nipërit e mbesën një gjysh i dashur, dhe gruan e tij Anne, një burrë i mrekullueshëm.

Kirk e ka jetuar mirë jetën dhe lë pas vetes një trashëgimi në film që do të vazhdojë me gjenerata, ndërsa do të mbahet mend në histori si një filantrop që ka ndihmuar t’u ndihmojë njerëzve dhe të sjellë paqe në planet.

Më lejoni ta mbyll me fjalët që ia kam thënë në ditëlindjen e tij të fundit dhe të cilët gjithmonë do të jenë të vërteta. Babi – të dua shumë dhe jam shumë krenar që jam djali yt”, ka shkruar aktori.

the authorGazetaKNN