Aktuale

MI me mbikqyrje profesionale për patentë shoferit

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, sot e nënshkroi udhëzimin administrativ për mbikëqyrjen profesionale në fushën e patentë shoferit.

Sipas MI-së, ky udhëzim administrativ ka për qëllim përcaktimin e  procedurave për zbatimin e  mbikqyrjes profesionale, masat që ndërmerren ndaj subjekteve dhe personave të cilët tregojnë performancë të dobët profesionale, aktivitetet e mbikqyrjes profesionale, kompetencat e organit për mbikëqyrje profesionale në fushën e patentë shoferit (në tekstin e mëtejmë: mbikqyrja profesionale).

Udhëzimi Administrativ hyn në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga ministri./KosovaPress/