Aktuale

MFSK blen lule, shpenzojnë 5 mijë euro

Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, do t’i shpenzojë nga buxheti i saj rreth 4 mijë e 790 euro për furnizim me buqeta lules dhe kurora për nevojat e MFSK’së.

Në tenderin e bërë publik nga kjo ministri parashihet që këto buqeta të blihen nga lulishtja Niki dhe Libraria ABC, në Prishtinë e Fushë Kosovë.

Kontrata pritet të nënshkruhet më 14 nëntor. Numri i tenderëve të pranuar kishte dy./GazetaExpress/