Aktuale

Meta viziton AAK-në: Haradinaj është qytetar i Kosovës, jo i Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta ka vizituar AAK-në pas arrestimit të Ramush Haradinajt nga policia franceze.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë tha se shpreh keqardhjen e thellë për ndalimin shokues të ish kryeministrit të Kosovës dhe kreut të AAK-së dhe tha se shpreson që kjo çështje të marrë fund shumë shpejt pasi që Ramush Haradinaj është qytetar i Kosovës dhe jo i Serbisë.

Ardian Gjini, nënkryetar i AAK-së, tha se e vlerësojnë angazhimin e shtetit shqiptar për rastin e arrestimit të Ramush Haradinajt.

Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, është arrestuar në Francë me një urdhër-arrest të lëshuar nga Serbia për krime të luftës./KP