Aktuale

Meta: Shqiptarët do të tregojnë se dinjiteti nuk ka çmim

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta pas votimit për zgjedhjet parlamentare ka deklaruar se shqiptarët duhet të ndëshkojnë të gjithë ata që dërgojnë sekser për të blerë të ardhmen e shqiptarëve, për të blerë të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Meta ka shtuar se sot duhet të jetë dita e qytetarëve, sepse janë qytetarët ata që duhet të thonë fjalën e tyre, të cilët duhet të dëgjohen dhe të cilët duhet të vendosin.

“Unë nuk kam asnjë mesazh sot e se për kë ata duhet të votojnë. Por e kam një mesazh se për çfarë ata nuk duhet të votojnë. Ata duhet të votojnë kundër kujtdo që bën presion mbi lirinë dhe vullnetin e tyre. Ata duhet të votojnë me ashpërsinë më të madhe kundër kujtdo që kërkon të blejë të ardhmen e tyre, sepse sot shqiptarët duhet të tregojnë dhe do të tregojnë që liria dhe dinjiteti i tyre nuk ka çmim. E ardhmja e fëmijëve të tyre është gjëja më e shenjtë për ta sot në këtë ditë të shenjtë për të gjithë……Shqiptarët duhet të ndëshkojnë të gjithë ata që dërgojnë sekser për të blerë të ardhmen e shqiptarëve, për të blerë të ardhmen e fëmijëve të tyre. Liria dhe dinjiteti i qytetarëve shqiptar nuk ka çmim. E ardhmja e fëmijëve të tyre nuk ka çmim. Mendoj se këtë do ta tregoj sot Shqipëria do ta tregojnë të gjithë shqiptarët”, ka thënë ai./KosovaPress/