Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me bashkëpunëtorë priti Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ky i fundit e ftoi kryetarin Mustafa dhe LDK-në që të vazhdojnë të japin kontribut për t’i çuar përpara proceset për integrimet evropiane.
Sipas një njoftimi të LDK-së, në takim u bisedua për rolin e LDK-së në proceset shtetformuese dhe kontributin e saj në ndërtimin dhe forcimin e shtetësisë.
Kryetari Mustafa e njoftoi Presidentin Meta me zhvillimet politike në vend dhe me mbarëvajtjen e procesit të fushatës për Zgjedhjet Lokale.
Nikoqirët dhe mysafirët u pajtuan që suksesi i Kosovës është sukses i Shqipërisë dhe anasjelltas./KosovaPress/