ShowBiz

Met Gala rrezikon të mos mbahet për shkak të koronavirusit

Ka shumë gjasa të mos mbahet Met Gala.

Koronavirusi ka qenë shkaku i shumë anulimeve në Hollywood gjatë javëve të fundit, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

E tani në rrezik për t’u anuluar është edhe ngjarja e madhe Met Gala ani pse deri tani planet po vazhdojnë normalisht.

“Ne po e planifikojmë dhe presim një mbrëmje të mrekullueshme”, ka thënë Nancy Chillo për The Cut.

Data për mbajtjen e Met Gala është 4 Maj, mirëpo nuk dihet ende nëse do të ketë ndonjë ndryshim.

the authorGazetaKNN