Rajon & Botë

Mësuesit shpëtojnë nxënësit nga sulmi në Kaliforni

Një person i armatosur i cili vrau katër persona të martën në Kaliforni gjuajti me armë në drejtim të një shkolle fillore, por u bllokua në hyrje nga mësuesit, thotë policia.

Stafi në Shkollën Reserve Rancho Tehama bllokoi hyrjen duke siguruar dyert e shkollës pas dëgjimit të të shtënave .

Autoritetet i vlerësuan veprimet e mësuesve si “heroike”, transmeton KosovaPress.

Policia konfirmoi se një fëmijë u qëllua në shkollë pasi personi i armatosur gjuajti në drejtim të tij.

Disa të tjerë u lënduan nga qelqi i xhamave të thyer.

Policia vrau sulmuesin në vend, i cili kishte përdorur një veturë të vjedhur.

Identiteti i sulmuesit është Kevin Neal, 43-vjeçar.