Lionel Messi i ka kushtuar një shkrim të shkurtër por emocionues Xavi Hernandez, pasi ky i fundit vendosi të pensionohej nga futbolli.
Lionel Messi i ka kushtuar një shkrim të shkurtër por emocionues Xavi Hernandez, pasi ky i fundit vendosi të pensionohej nga futbolli.
Mesfushori legjendar spanjoll, të enjten ka njoftuar se do të pensionohet nga futbolli, pas një karriere të pasur.
Xavi, me paraqitjet dhe sukseset te Barcelona, ka vënë vetëm në mesin e mesfushorëve më të mirë në histori të futbollit.
Loja e tij ka ndikuar edhe në rritjen e Lionel Messit si lojtar, i cili ka vendosur ta falënderojë përmes një postimi në Instagram.
“Ishte kënaqësi që vesha të njëjtën fanellë si ti, Xavi, shumë vite dhe shumë eksperienca së bashku, dhe e vërteta është se na mungove që ditën e parë që vendose të largohesh, për të gjitha ato që na jepje në fushë dhe jashtë saj. Ti e di që unë të uroj më të mirat në hapin e ri që fillon tani në jetën tënde. Sigurisht, ti do vijosh të kesh sukses në çdo gjë që ti bën në botën e futbollit. Të përqafoj fort!”./Lajmi.net/