ShowBiz

Mësohet shkaku i vdekjes së Chris Cornell

Ylli i muzikës botërore Chris Cornell u nda nga jeta pak ditë më parë.

Këngëtari 52 vjeçar i cili u gjet pa jetë në shtëpinë e tij mund të ketë pasur shumë më shumë se doza e lejuar e ilaçit Ativan në sistemin e tij kur kreu vetëvrasje javën e kaluar. Por ja pra që gjasat janë që të mos ketë qenë fare vetëvrasje në radhë të parë!

Burime pranë TMZ bëjnë me dije se vokalisti i Soudergarden u gjet i vdekur me shenja të freskëta dhe të dukshme në krahët e tij, duke treguar që mund të ketë qenë duke injektuar drogëra në trupin e tij.

Ylli 52 vjeçar i rock përdori heroinën për herë të parë kur ishte 12 vjeç dhe vuajti gjatë jetës varësi të shumta, por ia doli që të bëhej esëll në vitin 2002.