Aktuale

Mësohet mosha e tri viktimave në “Dardani”, reja kishte vetëm 28 vjet

Tre anëtarë të një familje në lagjen “Dardania” kanë mbetur të vdekur në orët e para të pas ditës së sotme, shkruan Gazeta Blic.

Sipas Policisë së Kosovës, një person ka vrarë gruan e tij 60 vjeçare, renë e tij 28 vjeçare dhe më pastaj ka vrarë vetën. Dorasi kishte 61 vjet.

Mësohet se dorasi H. K. kishte probleme të rënda mendore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, ndërkaq, rastin e kanë konfirmuar edhe policia e Kosovës.

“Ashtu siç ju kemi treguar, Policia ka pranuar informacion rreth orës 13:00, për një rast tragjik në lagjen Dardania, fillimisht ka qenë vdekje e dyshimtë e më pas vrasje e rëndë. Janë përfshirë të gjitha njësitë në vendin e ngjarjes, përfshirë Forenzikën. Nga informacionet deri tani bëhet fjalë për një rast vrasje e rëndë dhe një vetëvrasje. Kanë humbur jetën tre persona, një burrë 58-sh, një grua 59-sh edhe një vajza 91’sh”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

” Fillimisht dyshohet që personi i dyshuar ka vrarë gruan e tij, më pas rejën e tij dhe në fund dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Këto janë informacionet e para, të cilat do të verifikohen. Pas përfundimit të të gjitha procedurave, dalim edhe me detaje të tjera. Arma me të cilën është kryer vrasja do të verifikohet nëse ka qenë me apo pa leje”, ka përfunduar Kelani.

Mësohet se në këtë ngjarje tragjike në banesë ishte edhe një vajzë dy vjeçare.

Dy orë pasi që ndodhi krimi, 2-vjeçarja është nxjerrë nga aty nga familjarët pasi që hetuesia kreu hetimet e para/Gazeta Blic

the authorBurbuqe Metolli