Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa, do të takohen sot.
Raportohet se takimi mes tyre do të ndodhë në orën 13:00 në Kuvendin e Kosovës.
Dje gjatë ditës gjithashtu u raportua se lideri i Vetëvendosjes dhe ai i LDK-së do të merren vesh për takimin e radhës në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë.
Takimet mes dy liderëve deri tash nuk kanë dhënë ndonjë rezultat. Ata vazhdimisht janë pajtuar vetëm për të vazhduar bisedimet.
Partitë ka kohë që kanë thënë se janë pajtuar për programin qeverisës për bashkëqeverisje, por kanë ngecur te ndarja e posteve, konkretisht te posti i presidentit, të cilin e kërkon LDK-ja e Mustafës.
Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 26 dhjetor./FaktePlus