Rajon & Botë

Mësohet emri i liderit të parë të huaj që do të takohet me Donald Trumpin

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, do të jetë lideri i parë i huaj që takohet me presidentin e sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, që nga zgjedhjet presidenciale të javës së kaluar.

Abe ka thënë se dëshiron të ndërtojë mirëbesim dhe të punojë me Trumpin për prosperitet dhe paqe në botë, transmeton Express.

Takimi i sotëm në New York vjen midis shqetësimeve rreth drejtimit që do të marrë politika e jashtme e SHBA-së, aleatit më të madh të Tokios, nën udhëheqjen e Trumpit.

Trump ka thënë më herët se Japonia duhet të paguajë më shumë për t’i mbajtur trupat amerikane në tokën e vet.

SHBA-ja dhe Japonia janë aleatë që prej përfundimit të Luftë së Dytë Botërore, kur SHBA-ja i ndihmoi Japonisë që ta rindërtonte ekonominë./Express/