Aktuale

Mësohet arsyeja e bastisjes së shtëpisë së Ivan Ristiqit

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka vazhduar aksionin e saj në Ranillug. Aty është bastisur shtëpia e asamblistit komunal të kësaj komune, Ivan Ristiqit

Express mëson se shtëpia e Ristiqit po bastiset për armë mbajtje pa leje. Ky aksion është në vazhdën e një aksioni që Policia e Kosovës ka nisur ditë më parë në disa lokacione ku ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të armëve pa leje.

Lajmin për bastisjen e shtëpisë së Ristiëit e konfirmoi para pak minutave edhe kryetari i Ranillugut, Davor Petkoviq. Sipas tij, policia ndërhyri në bazë të një urdhri gjyqësor.