Mësuesi i matematikës në shkollën 9-vjeçare ‘Adem Gjeli’, u përfshi ditën e djeshme në një skandal pasi u akuzua se i kishte dërguar video erotike nxënëses së tij të mitur. Video e mësuesit Fatmir Dervina qarkulloi kudo në rrjet dhe përpara policisë mësuesi deklaroi se ajo ishte dërguar padashje tek kontaktet e tij. Sipas Dervinës, ngacmimi i të miturës nuk ishte qëllimi i videos.
Për këtë rast reagoi edhe bashkëshortja e mësuesit, e cila në një koment në ‘Facebook’, i shkruante ish-kryeministrit që kishte raportuar ngjarjen se video kishte qenë thjesht një lojë mes çiftit, dhe i kujtonte atij se familja e tyre ishte demokrate.
Ndërkohë, në një njoftim zyrtar të shkollës në ‘Facebook’, thuhet se institucioni arsimor e ka dënuar ashpër veprimin dhe e ka pezulluar Fatmir Dervinën nga puna. Njoftim Duke marrë shkas nga ngjarja e publikuar në rrjetet sociale, mbi publikimin e një videoje me përmbajtje që cënon integritetin e një mësimdhënësi, nga një mësues i shkollës sonë, drejtoria e shkollës 9-vjeçare “Adem Gjeli” Fushë-Krujë dënon ashpër veprimin dhe ka marrë masën: PEZULLIM NGA PUNA DERI NE ZBARDHJEN E ÇESHTJES NGA ORGANET KOMPETENTE