Policia e Kosovës ka realizuar dy operacione policore në Mitrovicë, nën dyshimin e bazuar se persona të caktuar dyshohet se po kryenin veprat penale marrje me prostitucion dhe mundësim ose detyrim në prostitucion.
Me këtë rast janë arrestuar 12 persona: H. M. 1971 (M), F. R. 1985(M), F. F. 1955 (M), Sh. Sh. 1984 (M), S. Sh.1968 (M), E. B. 1972 (M), D. H. 1961 (M) Xh. V. 1963 (M), Xh. H. 1969 (M), N. H. 1966 (M), Sh. 1968 (M), I. M. 1969 (M), që të gjithë të kombësisë shqiptare.
Të dyshuarit e arrestuar me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, janë dërguar në gjykatën kompetente në procedurë të shpejtë, ndërsa viktima është trajtuar në bazë të procedurave vepruese.