Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu, shkruan lajmi.net.
Reshje të intensitetit mesatar priten vetëm në perëndim dhe veriperëndim të vendit.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlerat e normales.
Në mëngjes pritet të ketë mjegull e cila në disa lokalitete mbetet e qëndrueshme.
IHMK bën me dije se edhe ngrica të dobëta parashihen në shumë zona, kryesisht në rrugë dytësore dhe të pakryposura, shkruan më tutje lajmi.net.
Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.
Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit. /Lajmi.net/