Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shprehur e impresionuar me reformat që ka zbatuar Serbia, por ka thënë se bisedimet për anëtarësim në BE’së mund të jenë të sukseshme vetëm nëse reforamat vazhdohen, si dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.
”Bisedimet për anëtarësim në BE mund të jenë të suksesshme vetëm nëse vazhdohen reformat në sundimin e së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave bazike si dhe përpjekjet lidhur me pajtimin me Kosovën”, ka thënë Merkel pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, transmeton gazetametro.net.
Por, ashtu siç u raportuar në media, temë nuk ka qenë vetëm Serbia, por edhe Kosova e në veçanti u raportua për një ndikim të Merkelit tek Vucic’it për të mundësuar votimin e Demarkacionit nga deputetët serbë të Kosovës, të cilët kanë pranuar se përcjellin agjendën e Beogradit.
“Sa i përket pritjeve për marrëdhëniet me Kosovën, nuk jam unë ajo që do të përcaktoj cka duhet të ndodh. Në folën për atë që është më mirë, çfarë duhet bërë, por iniciativa i takon Serbisë. Presidenti i Serbisë këtu është aktori kryesor. Ne flasim për këtë dhe japim përkrahje kur na kërkohet, por unë nuk jap këshilla, e posacërisht jo në publik”, ka thënë ajo.
Në anën tjetër, Vucic është shprehur i gatshëm për një marrëveshje me Kosovën, por tha se për të arritur kompromisin, duhet që shteti i tij të mos jetë pala e vetme e cila uhmb./gazetametro.net