Rajon & Botë

Merkel: Të ndalohet burka në Gjermani

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka bërë thirrje për ndalimin e burkës në Gjermani, duke shtuar se kriza e refugjatëve “ nuk duhet të përsëritet asnjëherë”.

Gjatë një adresimi në partinë e saj konsevatore CDU, Merkel tha se do të mbështesë ndalimin ndërkombëtar të mbulesës islamike që mbulon fytyrën, shkruan The Independent.

“Mbulesa e tërësishme e fytyrës duhet të ndalohet kudo që është e mundur ligjërisht”, u tha ajo delegatëve në Essen, për çka ka marrë duartrokitje të shumta./KosovaPress/