Kandidati i emëruar nga partia Social Demokrate në Gjermani për të sfiduar kancelaren gjermane Angela Merkel Martin Schulz, ka premtuar se do të luftojë popullzimin, nëse partia e tij i fiton zgjedhjet në shtator,
Në një takim të partisë SPD në Berlin, ai denoncoi retorikën euroskeptike dhe ‘raciste’ të presidentit amerikan Donlad Trump, shkruan BBC.
Partia e SPD ka qenë partner i vogël i koalicionit të madh në Gjermani në vitin 2013.
Partia shpreson se Schulz, ish-president i Parlamentit Evropian, do të rrisë shanset e partisë për të qeverisur pa CDU-në e zonjës Merkel, transmeton KosovaPress.