Rajon & Botë

Merkel rezulton negative ndaj koronavirusit, do të bëjë teste të tjera

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka rezoltuar negative në testin për koronavirus. 

Këtë e ka thënë zëdhënësi i Kancelarisë, Steffen Seibert, duke treguar se këto janë rezultatet fillestare, transmeton Gazeta Express. 

Merkel do të bëjë edhe teste të tjera për t’u siguruar se nuk është e infektuar nga virusi Covid-19. 

Kancelarja gjermane është vetizoluar dy ditë më parë, pasi një nga mjekët e saj ka dalë se është i infektuar me virusin. /Express/