Angela Merkel është duke u përballur sfidën e saj më të madhe në 12 vjet si kancelare e Gjermanisë.
Demokratët e Lirë të Biznesit, FDP u tërhoqën pas katër javësh bisedime me bllokun CDU / CSU të Merkel dhe të gjelbërve për formimin e qeverisë.
Kreu i FDP Christian Lindner tha se midis tyre nuk ka “asnjë bazë besimi”, transmeton KosovaPress.
Mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë më pas, por Merkel do të takohet me Presidentin Frank-Walter Steinmeier, i cili ka fuqinë për të thirrur zgjedhje të menjëhershme.
Blloku i saj fitoi zgjedhjet e shtatorit, por se është përballur më një përpjekje të vazhdueshme për formimin e Qeverisë së re, ku partitë jo partnere të CDU-së fillimisht i kishin vënë vija të kuqe.
Pas rezultateve të zgjedhjeve, AfD (Alternativa për Gjermaninë) nacionaliste ekstremit të djathtë u zotua se do të luftojë “pushtimin e të huajve” në vend.