Rajon & Botë

Merkel: Marrëveshja për ndryshimet klimatike është thelbësore

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka përshkruar marrëveshjen për ndryshime klimatike, të arritur më 2015 në Paris, si dakordim të “rëndësisë thelbësore” dhe theksoi se është e kënaqur që edhe qeveritë e shumë vendeve tjera ndajnë të njëjtin mendim.

Ajo tha se do të presë vendimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për këtë marrëveshje dhe se Gjermania do t’i përmbahet obligimeve të veta të parapara me marrëveshje.