Rajon & Botë

Merkel kundër Trumpit: Terrorizmi nuk është justifikim për ndalimin e hyrjes së njerëzve në Amerikë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka kritikuar vendimin e ri të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’ua ndaluar hyrjen në SHBA njerëzve nga shtatëve vende të botës me shumicë myslimane.

Kështu ka thënë për “Der Spiegel” zëdhënësi i Merkelit, Steffen Sievert, transmeton Express.

“Ajo është e bindur se edhe nëse është e nevojshme, beteja jetesore kundër terrorizmit nuk e justifikon vënien e njerëzve me prejardhje apo fe specifike nën dyshime të përgjithshme,” ka thënë ai./Gazeta Express/