Udhëheqësit e Rusisë, Gjermanisë dhe Francës janë pajtuar të takohen dhe të diskutojnë për situatën në Ukrainë. Takimi do të mbahet më 4 dhe 5 shtator në kuadër të samitit të G20’ës. Kështu ka informuar sot Kremlini
Presidenti rus, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti Francois Hollande do të takohen në shtator për të biseduar për situatën në Ukrainë. Kjo do të ndodhë në kuadër të takimit të samitit G20.
Përmes një lidhje telefonike në mes të presidentit rus Vladimir Putin me kancelaren gjermane Angela Merkel, Reuters shkruan se Putin kishte përmendur provokimet e Ukrainës ndaj Krimesë, përcjell Express.
Udhëheqësit theksuan se “rëndësia e takimit është formimi i një kornize të përhershme ligjore për statusin e Donbass, reformës kushtetuese dhe amnistisë, organizimin e zgjedhjeve lokale, shkruan TASS, transmeton Gazeta Express.
Ata gjithashtu vunë në dukje se këto çështje duhet të koordinohen në kuadër të Grupit të Kontaktit në krizën e Ukrainës.