Rajon & Botë

Merkel goditet me domate, policia nis hetimet

Kancelarja gjermane Angela Merkel është goditur me domate nga persona të panjohur gjatë një mitingu në kuadër të kampanjës parazgjedhore në Hajdelberg.

Siç thuhet incidenti ka ndodhur dje, ndërsa zëdhënësi i policisë David Faulhaber tha sot për AP, se po hetohet për të gjetur kryerësit e sulmit, të cilët akuzohen për shkaktim të lëndimeve trupore dhe shkelje të pronës.