Rajon & Botë

Merkel: Brexit dhe Macron ndryshuan pikëpamjen time për BE-në

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi sot se vendimi i Britanisë së Madhe për të braktisur BE-në dhe zgjedhja e Emmanuel Macron për president të Francës kanë ndryshuar pikëpamjen e saj ndaj bllokut, duke vlerësuar se ia vlen për të luftuar për një Evropë më të fuqishme.

Komentet e Merkel në pushimoren gjermane Cingst, dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në vend, shprehin vendosmërinë e saj për të thelluar integrimet evropiane nëse do të marrë mandatin e katërt, vlerëson Reuters.