Bisedimet për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të fillojnë shumë shpejt pas zgjedhjeve parlamentare në këtë shtet, deklaroi të mërkurën kancelarja gjermane Angela Merkel, transmeton KosovaPress.
“Nuk mund të gjykojmë paraprakisht rrjedhën e votimeve në Britani”, tha Merkel duke u përgjigjur në pyetjen se si i sheh zgjedhjet e parakohshme, të cilat nesër mbahen në Britani, transmeton Reuters.





















