Kancelaria gjermane, Angela Merkel, ka thënë sot se Bashkimi Evropian është në gjendje kritike.
Merkel i bëri këto komente para takimit të liderëve të BE-së në Sllovaki të cilët janë duke i diskutuar mënyrat se si të rifitojnë besimin pas largimit të Britanisë së Madhe nga blloku, transmeton Express.
Ajo ka thënë se është e nevojshme të dëshmohet se ata mund ta përmirësojnë sigurinë, mbrojtjen dhe ekonominë.
Ama, vendet e BE-së janë thellësisht të ndara rreth asaj se si ta përmirësojnë rritjen ekonomike dhe të përgjigjen ndaj valës së emigrantëve.
Gjatë takimit në Bratislavë pa praninë e Britanisë së Madhe, liderët nuk do të diskutojnë rreth largimit të Britanisë.
“Kemi nevojë për zgjidhje për Evropën dhe jemi në gjendje kritike,” tha Merkel.
“S’mund t’i zgjidhim të gjitha problemet e BE’së në një samit,” shtoi ajo./Express/