Rajon & Botë

Merkel: 27 anëtarët e BE-së duhet patjetër të tregojnë unitet para bisedimeve për Brexit

Njëzet e shtatë anëtarët e Bashkimit Evropian të përfshira në bisedime me Londrën për shkëputjen e Britanisë së Madhe nga blloku duket patjetër të qëndrojnë të bashkuara dhe mos të lejojnë që të ndahen mes vete, ka thënë sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Duke folur kundër prapaskenës së një ulje të planifikuar në tatim mbi të ardhurat e korporatës në Brtiani, Merkeli po ashtu tha se anëtarët e BE-së duhet patjetër të pajtohen për një qasje të përbashkët për tatimin mbi të ardhurat e korporatës, transmeton Express.

“Të gjithë e dimë se kemi nevojë për më shumë harmonizim,” ka thënë ajo në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.