Një mërgimtar ka njoftuar Policinë e Kosovës se i është vjedhur një çantë me dokumente personale.
Në raportin e PK-së, bëhet e ditur se policia ka hapur rastin në fjalë.
“Viktima mashkull shtetas i huaj ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur një çantë në të cilën kishte dokumentet personale. Rasti nën hetime”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh.
Ngjarja ka ndodhur dje në Prishtinë./FaktePlus