Një mërgimtar që jeton e punon në Zvicër ka qenë cak i hajnave. Atij i janë futur dje me forcë brenda shtëpisë persona të panjohur, të cilët edhe kanë vjedhur vegla pune, si dhe dy armë zjarri, një pushkë gjuetie dhe një revole.
Këtë rast të vjedhjes që ka ndodhur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit e ka raportuar në polici, personi i cili është angazhuar si mbikëqyrës i shtëpisë nga mërgimtari.
“Ankuesi me kombësi boshnjake ka raportuar se persona të panjohur, kanë depërtuar me forcë brenda një shtëpie pronë e viktimës po ashtu boshnjak, për të cilën ankuesi është mbikëqyrës i shtëpisë, pasi që viktima jeton dhe punon në Zvicër”, thuhet në raportin ditor të policisë.
Sipas ankuesit nga shtëpia janë vjedhur vegla pune si dhe dy armë, një pushkë gjuetie dhe një revole, e për të cilat pohohet se viktima posedon leje përkatëse.
Policia e Kosovës njofton se rasti në fjalë mbetet nën hetime./FaktePlus





















