Aktuale

Mërgimtarët rrehen në Podujevë, dy të lënduar kërkuan ndihmë mjekësore

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur mbrëmë tek rrethi në rrugën e “Xhamisë”. Në këtë rrahje siç mëson Llapi.info, kanë qenë të përfshirë bashkatdhetarët.

Nga përleshja kanë pësuar lëndime dy persona. Lëndimin e tyre e ka konfirmuar edhe Emergjenca e Podujevës.

Nga atje kanë thënë se me të lënduarit janë duke u marrë mjekët kujdestarë.

Ndryshe, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes pë t’u u marrë me rastin.

the authorBurbuqe Metolli