Aktuale

Mënyra se si një pejan i përfitoi 25 mijë euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në qytetin e Pejës nga 9 janari deri më 22 janar të këtij viti, ka keqpërdor kartelat e dy personave të tjerë, me ç’rast ka përfituar në mënyrë të jashtëligjshme 25 mijë euro.

“I dyshuari shqiptar, dyshohet se ka keqpërdorur kartelat bankare të dy viktimave meshkuj shqiptar, me ç’rast nga xhirollogaritë bankare, viktimave iu janë tërhequr shuma të konsiderueshme të parave, diku rreth 25.000 euro”, thuhet në njoftim.

Por edhe pse ka keqpërdorur kaq shumë para, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./FaktePlus