Fun

Mënyra më e lirë për ta ndërtuar një pishinë këtë verë

Të gjithë dëshirojnë një pishinë në oborrin e shtëpisë. Asgjë nuk e zëvendëson pishinën në shtëpi, kur është fjala për t’u freskuar këtë verë.

Por, për fat të keq, jo të gjithë kanë mjaftueshëm para sa për të ndërtuar një pishinë në oborrin e shtëpisë.

Por, ekziston një metodë e thjeshtë dhe që kushton shumë më pak për ta ndërtuar një pishinë, transmeton Gazeta Express.

Torben Heather gjeti një mënyrë të lehtë dhe të thjeshtë për krijimin e një pishine duke përdorur paleta.

Ja si e bëri ai:

Për ta mbajtur ujin, së pari vendosni një llastik në tokë. Bëni një mur me paleta përreth tij në mënyrë rrethore.

Kapni paletat së bashku duke i ngulur dërrasat në mënyrë të përshtatshme në anët dhe maje të paletave, transmeton Gazeta Express.

Përdorni peshqirë, batanije dhe mbulesa të tjera për ta mbuluar interierin e pishinës.

Përdorni një llastik të madh të kaltër për t’ia dhënë pamjen e duhur pishinës. Vendoseni brenda paletave dhe anash, duke e kapur mirë.

Dhe u përfundua. E gjitha që u nevojit ishte 9 paleta druri dhe pak kreativitet. Mbusheni me ujë dhe kënaquni!