Mensur Safqiu mohoi se u arrestua.
Aktori Mensur Safqiu mohoi raportimet e mediave se është arrestuar. Ai tha se është duke xhiruar film.
Një video ka qarkulluar në media, ku shihet se aktori kosovar, Mensur Safqiu është duke u arrestuar nga policia.
KALLXO.com kontaktoi vetë aktorin për të sqaruar videon.
“Çfarë arrestimi more. Unë jam duke xhiruar film. Kemi qenë duke xhiruar, unë jam me polic tani. Mos të bijnë në lajthitje njerëzit”, tha aktori për Kallxo.com.
Ndërkohë, policia ende nuk ka dhënë ndonjë informacion rreth kësaj ngjarjeje.