Për çdo njeri, familja gjithmonë është në rend të parë.
Edhe yjet e estradës sot nuk do të ishin ata që janë nëse nuk do të kishin mbështetjen e familjarëve të tyre, transmeton Gazeta Express.
Në këtë mëngjes, këngëtarja e njohur Edona Llalloshi përmes një fotografie në profilin e saj në Instagram ka bërë një dedikim të veçantë për familjen e saj.
Këngëtarja e njohur ka bërë një kolazh fotografish ku shihet se bashku me babin, nënën, motrat dhe vëllain Milotin.
“Familja ime, ju duaaaa”, shkruhej sipër fotografisë.
“Babi-Mami-Fjolla-Edona-Aida-Miloti-Genta❤ Familja….aty ku jeta fillon dhe dashuria kurr s’mbaron”, kishte lënë mbishkrim Edona.
Ndryshe, “Çka m’bane”, është projekti i fundit nga Edona pas remixi-t të këngës “Simpatia”./Gazeta Express/