ShowBiz

Mendojnë se ka krijuar mbipeshë, Khloe ua kthen me stil (Foto)

Khloe Kardashian ka derdhur mjaft mund për të ruajtur linjën e saj.

Motra e famshme e Kardashianëve është gjetur në cak të kritikave, pasi që kohë më parë është xhiruar e veshur në rroba të gjera.

Për shkak të kombinimit jo tipik të veshjes, shumica menduan se Khloe kishte shtuar peshë. Ajo shumë shpejt mori gjërat në duar dhe iu kundërpërgjigj fjalëkëqijve.

“Është shumë gjë jo e mirë që njerëzit flasin se jam trashur, pasi vesh rroba të gjera”, ka reaguar Khloe, transmeton KosovaPress.