Shpat Kasapi sot feston ditëlindjen.
Shpat Kasapi sot feston ditëlindjen e 35-të, dhe për shkak se jemi duke kaluar në një moment të vështirë si shoqëri organizimi i një feste të madhe është i pa mundur, shkruan lajmi.net.
Por, kolegët e tij në bashkëpunim me menaxheren ia kanë zbukuruar ditëlindjen me një surprizë të këndshme, emra të njohur nga skena muzikore ia kanë uruar ditëlindjen atij përmes disa video-ve ku i dëshirojnë fat dhe suksese për të ardhmen.
Për ditëlindjen e 35-të, ndonëse nuk është festa e cila kishte planifikuar, Shpati duhet të ndihet krenar për njerëzit që e rrethojnë, të cilët për kundër pandemisë gjetën mënyrën t’ia përmbushin me dashuri këtë përvjetor.
Stafi ynë i uron Shpatit një jetë të gjatë dhe të lumtur.