Ledian Memushaj ka zgjuar interesimin e ekipit italian, Bologna.
Aventura e Ledian Memushajt te Pescaras pritet të përfundoj shumë shpejtë. Sipas mediave italiane mesfushori i Kombëtares ka zgjuar interesimin e Bolognas.
Sipas mediave italiane, ka pasur bisedime mes drejtuesve të dy klubeve për Memushajn, i cili shkëlqeu me Shqipërinë ndaj Francës dhe Rumanisë.
Thuhet se Bologna ka ofruar 4 milionë euro për të siguruar mesfushorin shqiptar. Pescara kërkon të përfitojë sa më shumë nga transferimi i kapitenit e si rrjedhojë, ka kërkuar që kjo shifër të rritet.
Por, në mediat italiane bëhet e qartë se mjafton që Bologna të çojë në 5 milionë euro ofertën, për të bindur klubin që të lërë Memushajn të largohet.