Rajon & Botë

Melania Trump: Akuzueset e Donald janë duke gënjyer

Melania Trump ka insistuar se burri i saj është një “zotëri”, dhe se gratë që pretendojnë se ai i ka sulmuar seksualisht, janë duke gënjyer.

Ajo gjithashtu tha se komentet e shthurura të Donald Trump në lidhje me gratë  të cilat janë dëgjuar në video-incicim, janë të papranueshme, por nuk përfaqësojnë njeriun qe ajo njeh, shkruan BBC.

Kandidati republikan për president ishte fajtor për “bisedë meshkujsh”, por është “nxitur” nga nikoqiri i televizionit, Billy Bush, shtoi ajo.

Ky incizim ka shkaktuar humbjen e mbështetjes për Donald Trump ka nga dhjetëra republikanë, transmeton KosovaPress.