Ish-këngëtarja e Spice Girls, Mel B, i ka dhënë fund lidhjes së saj me një polic të Beverlly Hillsit, pas tre muajve sa kishin qenë bashkë.
Mel B, e cila është pjesë e jurisë së The America’s Got Talent, i ka dhënë fund në këtë mënyrë romancës së saj pasi zbuloi se zyrtari policor ishte shumë i dashuruar në gruan e tij, shkruan InTouch Weekly.
Një burim i ka thënë revistës se Mel ndihet shumë e irrituar pasi ka shtyrë policin të tradhtojë bashkëshorten e tij.
Vendimi për t’i dhënë fund lidhjes është marrë para se ajo të shihej duke puthur në mashkull enigmatik në MTV VMA.
Ylli i muzikës dhe polici thuhet të kenë nisur lidhjen në muajin maj.
Ajo kishte menduar se polici ishte i palumtur në jetën bashkëshortore, por më vonë kishte vërejtur se nuk ishte ashtu.
Emri i zyrtarit policor nuk është bërë i ditur dhe po ashtu nuk ka fotografi të publikuara në media.
Revista shkruan se bashkëshortja e policit ka qenë e shokuar me lajmin se burri i saj ishte në lidhje me Mel B. Ajo ka thënë se i shoqi ishte vonuar shumë një natë dhe kur e kishte pyetur për shkakun e vonesës, ai i ishte përgjigjur se ka qenë i zënë me punë.
Një burim i ka thënë revistës In Touch, se polici është i martuar qysh nga vjeshta e vitit të kaluar dhe se ai është shumë më i ri për nga mosha se sa Mel B.
Burimi thotë se Mel B kishte takuar zyrtarin policor, pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Stephen Belafonte, 42.
Por, Mel B ka hedhur poshtë pohimet, duke thënë se është ende beqare.