Aktuale

Meksikë: 12 vjeçari var në pemë motrën 10 vjeçare pas një mosmarrëveshje të vogël

Një vajzë 10 vjeçare ka vdekur pasi vëllai i saj 12 vjeçar e kishte varur atë prej një peme pas një mosmarrëveshje të vogël rreth shtëpisë së tyre të pemës, njofton policia meksikane.

Paola Cortines vuajti nga asfiksi pasi që ishte lënë e varur në pemë me një kabllo të lidhur rreth qafës së saj, shkruan Mirror, përcjell Express.

Ky krim tronditës ka ndodhur në komunitetin indigjent, El Terrero, në shtetin verior meksikan, Chihuahua.

Thuhet se vëllai i Paolas ishte ndihmuar nga një shoqe e tij 14 vjeçare, edhe pse ajo i kishte thënë gjykatës se ajo i kishte ndihmuar atij vetëm ta lëshojë poshtë trupin e Paolas.

Besohet se ai ka dashur ta frikësojë Paolanë, por e kishte lënë pa ajër shumë gjatë, duke çuar në vrasjen e saj.