Gjatë një jave, në Meksikë janë regjistruar 4,506 të vdekur nga koronavirusi, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Përpos viktimave, gjatë javës së kaluar u regjistruan edhe mbi 46,000 persona të infektuar, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
Deri më tani, Meksika i ka regjistruar 390,516 persona të infektuar dhe 43,680 të vdekur, duke u bërë një prej shteteve më të prekura në Amerikën Latine.
Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, tha se rritja e numrit të rasteve është rezultat i shtimit të testimit dhe vonimit të të dhënave, ndonëse Meksika ka një ndër shkallën më të ulët të testimit të popullsisë në mesin e shteteve të mëdha.
Numër të madh të rasteve të koronavirusit kanë edhe Brazili, Peruja, Kili dhe disa shtete të tjera.