Autoritetet meksikane i janë bashkuar dënimit ndaj testimeve nukleare të Koresë Veriore, duke shpallur ambasadorin e këtij vendi person ‘non grata’ në Meksikë.
Qeveria meksikane ka kërkuar nga Kim Hijong Gil që të largohet brenda 72 orëve nga shteti, ndërsa ka shprehur edhe një herë kundërshtimin e saj ndaj provave nukleare të Koresë Veriore, të cilën e ka quajtur si kërcënimin më të madh për rajonin dhe gjithë botën.